Kurti: Bashkë me ministrat e të tjerë në institicione për më të mirën
BKT
Lajme

Kurti: Bashkë me ministrat e të tjerë në institicione për më të mirën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me ministrat dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjnë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët.

Ai ka shkruar kështu në një postim në Facebook, ku ka njoftuar për mbledhjen e parë të ekzekutivit në drejtim të tij. 

Postimi i plotë i Kurtit: 

Sot, mbajta mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë zyrtare dhe pranim-dorëzimit të detyrës së Kryeministrit u takova me ministrat tanë të ri. Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët.

Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin.


MË SHUME NGA Lajme