Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Azem Brovina,autor i librit, gazetar i cili do të flasë për Monografin "Futbolli i Kosovës 1919-2019".
Ndërsa në një lidhje direkte në Tophane do të jenë Egzona Kryeziu dhe Shaqir Uka, studentë
të cilët flasin për nisjen e konferencës studentore " Udhëtimi drejt një dekade të re".
Po ashtu në një lidhje direkte do të jetë edhe Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajit, i cili na njofton më shumë rreth projekteve të komunës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























