09:07 / 06.02.2020
Vdes aktori Kirk Douglas
Ka vdekur aktori amerikan, Kirk Douglas, i cili luajti në filmin epik - Spartacus - dhe dhjetëra role të tjera.
"Me trishtim të jashtëzakonshëm, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare", tha djali i tij Michael, gjithashtu një yll i Hollivudit.
“Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave nga epoka e artë, të cilën ai e jetoi mirë. Një njeri humanitar, përkushtimi i të cilit në drejtësi, vendosi një standard që na inspiron të gjithë neve", shtoi Douglas, transmeton REL.
Në vitin 1996, Akademia e Arteve e nderoi aktorin Dauglas me një Çmim Oskar nderi.
Ai gjithashtu mori Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.























