12:14 / 07.02.2020
Kurti priti në takim ambasadorin bullgar, Hristo Gudjev
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.
Ky i fundit ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e mandatit si kryeministër.
Ndërkaq shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.
























