RrGK:Vdekja e Nexhmijes humbje e madhe për botën e artit mbarëshqiptar
BKT
Lajme

RrGK:Vdekja e Nexhmijes humbje e madhe për botën e artit mbarëshqiptar

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e “Bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarushës (1933-2020).

Vdekja e saj nuk është humbje e madhe vetëm për familjen e miqtë e saj, por edhe për botën e artit mbarëshqiptar.

Kthejmë kokën pas dhe me krenari kujtojmë se në vitin 2015 Pagarusha mori mirënjohje nga RrGK për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”.

Krenohemi që përgjatë përpjekeve tona për fuqizimin e grave, rrugët na u kryqëzuan me një grua kaq të fuqishme siç ishte dhe do të mbetet gjithnjë Nexhmije Pagarusha.


MË SHUME NGA Lajme