Thaçi për fotografinë: Sjellja joinstitucionale më së paku i takon LDK-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se më së paku sjellja joinstitucionale i shkon partisë ku kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, është anëtare.
Ai ka folur për vendimin e Osmanit për zhvendosjen e fotografisë së tij nga zyra e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Thaçi ka thënë se nuk ka “ndjesi private, personale, në asnjë rrethanë” rreth veprimit të Osmanit. “Sjellja e kryetares së Kuvendit duhet të jetë në raport me institucionet dhe me ligjin. Të gjithë duhet të jemi shembull të sjelljes institucionale, dhe jo të sjelljeve të inateve politike, apo sjelljeve artificiale, me pretendim elektoral. Njeriu kur e merr përgjegjësinë institucionale, shtetërore, prioritet e ka respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk më brengos në rrafshin personal dhe privat, por duhet të kemi pjekuri politike”, ka thënë Thaçi në “T7”. “Nuk dëshiroj të merrem me personin në fjalë. Më së paku sjellja joinstitucionale i takon partisë që ajo i takon, dhe filozofisë së presidentit Ibrahim Rugova”.























