Thaçi: Atë që të tjerët nuk e bënë për 20 vite,Grenell e bëri për disa muaj
BKT
Lajme

Thaçi: Atë që të tjerët nuk e bënë për 20 vite,Grenell e bëri për disa muaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lavdëruar homologun e tij amerikan, Donald Trump, për vëmendjen që po i kushton administrata e tij zgjedhjes së mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke pohuar i dërguari i posaçëm i Trupit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po bën punë të mrekullueshme.

"Atë që të tjerët nuk e bënë për 20 vite, Grenell e ka bërë për disa muaj”, ka deklaruar Thaçi, teksa ka theksuar se Kosova është e tradhtuar nga BE-ja, në veçanti për mosliberalizimin e vizave.

Thaçi ka akuzuar BE-në për paragjykim krejt të panevojshëm në raport me të arriturat në Kosovë.

“Kosova i ka kryer të gjitha obligimet dhe ka plotësuar standardet për liberalizimin e vizave. Është ndëshkim i padrejtë i BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai në T7.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportet e tij me familjen Soros, duke vlerësuar se “Ata që kanë paragjykime për investime në demokraci në hapësirat shqiptare nga Soros kanë paranoja”.


MË SHUME NGA Lajme