Fushata zgjedhore në Podujevë nga 3 deri me 13 mars
BKT
Lajme

Fushata zgjedhore në Podujevë nga 3 deri me 13 mars

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që periudha e fushatës zgjedhore për kryetar të komunës së Podujevës të zgjasë 11 ditë, nga 3 mars deri me 13 mars.

Plani i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës është 491 mijë e 517 euro, ku në këtë shumë është përfshirë buxheti edhe nëse shkohet në balotazh.

Partitë politike dhe kandidatët për certifikim mund të aplikojnë nga 8 shkurt deri më 17 shkurt.

– Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020;

–  Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt 2020;

–  Periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;

–  Periudha e apklikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt dhe përfundon më 1 mars 2020;

–  Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020;

–  Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020;

–  Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020;

– Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon më 6 mars 2020.

 


MË SHUME NGA Lajme