Kurti: Nuk mund të përfytyrojë një tjetër bilbil pas Nexhmijës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e Nexhmije Pagarushës të cilët kanë hapur dyert në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kurti është shënuar në librin e kujtimeve dhe ka thënë se Nexhmije Pagarusha ishte bilbili i vetëm dhe se nuk mund të përfytyrojë një tjetër pas saj.
Pasi ngushëlloi familjen dhe të afërmit e këngëtares tashmë të ndejë, shefi i ekzekutivit tha se Nexhmije Pagarusha nuk mund të harrohet asnjëherë.
Kurti tregoi se është takuar disa herë me Nexhmije Pagarushën në këto tre vitet e fundit kur ajo nuk gëzonte shëndet të mirë.
Megjithatë, sipas Kurti, ajo ishte çdoherë entuziaste dhe e buzëqeshur.
Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha do të varroset nesër.
Prej orës 09:00 deri në orën 11:00 do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar pastaj me mbledhje komemorative pastaj kortezhi me arkivolin e saj do të kalojë nga teatri deri të sheshi “Zahir Pajaziti”.
Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpallë ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.























