21:50 / 09.02.2020
Mirënjohje për kontribut kombëtar i jepet Esad Çollakut
Kryetari i Unionit Shqiptar në Kroaci z. Esad Çollaku ka marrë pjesë në akademin përkujtimore të Mikel Kuzhninit, në Langenthal të Zvicrës, ku të pranishëm ishin personalitete të shquara të diasporës shqiptare në shtete të ndryshme të Evropës.
Pasi përshëndeti të pranishmit, z. Nazmi Jakurti, në emër të Lidhjes Shqiptare në botë, i dha mirënjohje "Për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare Shqiptare" z. Esad Çollakut, dhe bashkëshortës të heroit Agim Ramadanit znj. Shukrije Ramadanit.
Të pranishmëve iu drejtua edhe vëllai i Mikelit, Simon Kuzhnini, deputetja Ermina Lekaj Perljaskaj...
Akademia përkujtimore u mbyllë me një pikë artistike nga Çun Lajçi si dhe film dokumentar për vëllezërit Kuzhnini.





























