Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Shemsi Krasniqi&Artan Krasniqi, profesor në departamentin e Sociologjisë. Ai do të flas për hulumtimin “50 vjetori i Universitetit të Prishtinës”
Kurse mysafir tjetër do të jetë Dukagjin Leka-autor i monografisë "Siguria kolektive dhe dilemat rreth intervenimit humanitar ndërkombëtar, (mësime të nxjerra nga rasti i Kosovës)"
Po ashtu mysafir tjetër do të jetë Isak Shema
publicistë, shkrimtar.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të na njoftojë për atë se çfarë moti na pret ditët në vijim?
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























