07:56 / 10.02.2020
Kryesia e Kuvendit mblidhet për funksionalizimin e komisioneve
Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në mbledhjen e kryesisë së re të Kuvendit të udhëhequr nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani në rend dite është propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.























