Shoqata e Malazezëve të Kosovës me kërkesë për Thaçin dhe Kurtin
BKT
Lajme

Shoqata e Malazezëve të Kosovës me kërkesë për Thaçin dhe Kurtin

Shoqata e Malazezëve të Kosovës i ka dorëzuar sot një kërkesë Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Albin Kurti për rregullimin e pozitës zyrtare juridike të komunitetit malazez në vendin tonë.

” Presim nga ata, që në përputhje me fuqitë e tyre kushtetuese, t’i qasen hartimit të një amendamenti kushtetues dhe ta vendosin atë sa më shpejt të jetë e mundur në procedurën parlamentare për shqyrtim përfundimtar dhe miratim”.

Në të njëjtën kohë, ata i kanë kërkuar edhe partive parlamentare të deklarohen rreth kësaj iniciatiave në mënyrë që siç thuhet në kërkesë ” pas 12 vjetësh, ata më në fund të dinë të vërtetën kush është pro e kush kundër që malazezët të bëhen një kategori kushtetuese”, transmeton Klan Kosova.

“Miratimi i një ndryshimi të tillë në Kuvendin e Kosovës kërkon një shumicë prej dy të tretave ose dy të tretave të votave të komuniteteve pakicë dhe të paktën dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm”.

“Ne i kemi bërë kërkesa shtesë Kryeministrit Kurti që Qeveria, në krye të së cilës është që menjëherë të nis zbatimi i plotë i Strategjisë për Integrim dhe Afirmim të Komunitetit Malazez në Kosovë, e cila u miratua në 12.12.2016 dhe, në zbatim të Ligjit për Pushimet Zyrtare, malazezët marrin zyrtarisht Ditën e tyre, si dhe të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë.

” Ne i bazojmë kërkesat dhe pritjet tona në faktin se malazezët janë një bashkësi tradicionale në Kosovë, siç dëshmohet nga historia, monumentet, muzeu etnologjik, instituti statistikor republikan, ose më saktë të gjitha regjistrimet që fillojnë nga shekulli XIV, kur regjistrohen nga përkatësia fetare duke përdorur libra të lindjes deri në vitin 1948, kur 3.85% nga ne jetonin në Kosovë, deri në 1991 kur vetëm 1,04% ishin të regjistruar”.

Kjo shoqatë thekson në kërkesën drejtuar Thaçit, Kurtit si dhe partive politike se njohja apo mosnjohja kushtetuese e këtij komuniteti do të jetë një pikë referimi i rëndësishëm oër faktorët ndërkombëtarë në vlerësimin e përparimit të Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut.


MË SHUME NGA Lajme