ShBA-të të gatshme të bashkëpunojnë dhe përkrahin zhvillimin e Kosovës
BKT
Lajme

ShBA-të të gatshme të bashkëpunojnë dhe përkrahin zhvillimin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka pritur në takim ambasadorin Kosnett

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Abazi falënderoi ambasadorin Kosnett për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës si dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ambasadori Kosnett shprehu urimet e tij për fillim të mbarë të Qeverisë Kurti, si dhe shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme