Ky është programi i sotëm "Mirëmengjesi Kosovë"
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Mejreme Sadiku, menaxhere në IKAF, e cila do të na njoftojë më detajisht për ndikimin e teknologjisë në kontabilitet dhe financa.
Kurse mysafire tjetër do të jetë Teuta Zymeri, drejtoreshë e Qendrës për Studime të Avancuara, e cila do të flasë për ditën e internetit të sigurt “Së bashku për një internet më të mirë”.
Në një lidhje të drejtpërdrejt do të paraqitet Arb Abdyli, themelues i "Roiacademy", i cili do të flasë për ditën e internetit të sigurt.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























