Një rrjet serbo-rus tenton të propagandoj kundër Kosovës
BKT
Lajme

Një rrjet serbo-rus tenton të propagandoj kundër Kosovës

Tashmë dihet që Rusia dhe Serbia po i përdorin të gjitha mjetet për ta destabilizuar Ballkanin e me fokus të veçantë Kosovën.

Për të mos u detektuar, shpesh përdoren qytetarë, zyrtarë e organizata nga vende të tjera. Si rregull, ekstremi i djathtë dhe ekstremi i majtë në shumicën e vendeve evropiane janë të kontaminuar me urrejtje kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Mjetet që përdoren nga Kremlini dhe Beogradi, të ndihmuara shpesh nga kishat ortodokse ruse e serbe, variojnë, nga manipulimi i informacionit e deri tek aksionet në terren. Në fillim të muajit janar në Kosovë, Bosnjë dhe Serbi qëndroi një delegacion i një shoqate që quhet « Kolektivi për Paqe në Kosovë », me seli në Francë. Kjo shoqatë madje kishte organizuar së fundmi në Paris, protesta kundër Malit të Zi.

Foto nga protesta e « Kolektivi për Paqe në Kosovë » në Paris

Veprimet e kësaj organizate kundër Kosovës, sa vijnë e intensifikohen çdo ditë.

E njëjta,ka qenë iniciatoree peticionit në change.org, me thirrjen “Negocimi i një statusi të ri për Kosovën”. Peticioni i tyre u shpërnda në masë të madhe nga mediat serbe, duke propaganduar se  “Intelektualët francez, kanë hapur peticion për tërheqjen e njohjes së Kosovës”. Lajmi u përgënjeshtrua nga shumë media.

Shembull nga lajmi propagandues i kësaj organizate

Pjesëtarët e kësaj organizate kanë dhënë disa intervista dhe deklarata si pjese e propagandës kundër Kosovës, kryesisht në media ruse dhe pro-ruse siç janë : FR Sputnik News, RT France si dhe në media serbe të cilat janë pjesë e rrjetit propagandues kundër Kosovës.

Në radhët e anëtarëve të Këshillit Drejtues të shoqatës ka emra që janë të përfolur për veprimet e tyre nga më të ndryshmet kundër Kosovës. Propaganduesi, koloneli në pension Zhak Hogard, është një prej eksponentëve kryesorë, i cili njihet edhe për komentet e tij pro-kriminelëve të luftës sikurse për gjeneralin serb Pavkovic, të cilin ka thënë se ka dëshirë ta vizitojë në burg për t’ia transmetuar respektin « vëllazëror». Besohet se Hogard paguhet nga kisha ortodokse serbe.

Aleksandar - Nikola Mirković - Alexis Troude - Sanela Nešić - Colonel Jacques Hogard - Paul Antoine - Xavier Moreau, tëgjithëpjesë e stafit tëorganizatës propaganduese kundër Kosovës « Kolektivi për Paqe në Kosovë ».

Ndër të tjerë anëtarë të kësaj organizate është edhe Alexandre Del Valle (ose Marc d’Anna) i cili paraqitet si ekspert i radikalizmit dhe terrorizmit dhe tenton, sikurse ekstremi i djathtë në përgjithësi, ta praqes Kosovën si vatër të terrorizmit islamik dhe si pjesën perëndimore të Lindjes së Mesme.

Përfaqësuesit e kësaj organizate  në vazhdën e aktiviteteve të saja kundër Kosovës, në janar 2020 kishin takuar edhe liderin e Republika Srpska, Milorad Dodik. Dodik njihet si person shumë i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Drejtori i « Kolektivi për Paqe në Kosovë » Paul Antoine,në takim me Milorad Dodik.

Është me rëndësi të theksohet se, nga burime tona diplomatike dhe në institucione të sigurisë, kemi mësuar se ky grup është aktivizuar dhe ka zgjeruar aktivitetet, krahas një grupi tjetër të udhëhequr nga Arnaud Gouillon, pikërisht në kohën kur thuhet se Kosova e Serbia do të mund ta arrijnë një marrëveshje.

I njëjti grup ishte aktiv pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe dirigjohet nga Kremlini, për ta hutuar opinionin publik perëndimor dhe për të penguar progresin në Ballkan. Dihet mirëfilli se Rusia nuk ofron alternativë as ekonomike e as ideologjike, andaj edhe shfaqet me strategji penguese e destruktive.

Për më shumë detaje mund ti referoheni faqes zyrtare te kësaj organizate në Facebook:

https://www.facebook.com/Collectif.Paix.au.Kosovo/


MË SHUME NGA Lajme