Institucionet e kanë për detyrë të gjejnë Idriz Rrecajn dhe të tjerët
Për nder të veprës dhe sakrificës së dijetarit dhe heroit të kombit, Idriz Rrecaj, i cili u kindapua nga forcat serbe më 19 prill të vitit 1999, u mbajt akademi përkujtimore, ku u tha Kosova dhe institucionet e saja e kanë për detyrë të gjejnë Rrecajn dhe të tjerët që ende nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar gjatë atyre viteve.
Veli Bytyqi, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Idriz Rrecaj më 19 prill të vitit 1999, së bashku me 22 intelektualë tjerë shqiptarë nga Drenica, u kidnapuan nga serbët lokal dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ai theksoi se Kosova dhe institucionet e saja e kanë për detyrë të gjejnë Idriz Rrecen dhe të tjerët që ende nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar gjatë atyre viteve.
"Më 19 prillit 1999, natë kjo që asnjëherë nuk u ndriçua dhe bashkë me errësirën u tretën edhe Idriz Rrecaj dhe shumë patriotë të tjerë të vendit tonë, tashmë dihet se mali i quajtur mallakaudra, atje te Zubin Potoku diku, Idriz Rrecaj bashkë me 22 intelektual të tjerë shqiptar nga Drenica u kidnapuan nga serbët lokal dhe që nga ajo ditë nuk dihet gjë më për të, pavarësisht kësaj Idriz Recaj edhe sot e kësaj dite mbetët pjesë e lëvizjes tonë kombëtare për çlirim, dhe natyrisht që nuk harrohet kurrë, Kosova dhe institucionet e saj e kanë për detyrë të gjejnë Idriz Rrecen dhe të tjerët që ende nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar gjatë atyre viteve”, u shpreh Bytyqi
Ai tha se krahina e Drenicës i dha shumë personalitete të shquara të mendjes dhe të pushkës historisë tonë kombëtare, dhe se këta trima do të kujtohen gjithmonë.
Ndër të tjerash Bytyqi tha se Idriz Rreci i takon brezit të patriotëv e që kundërshtuan ashpër dhe me këmbëngulje zhvillimet e kohës që erdhën në fund të vitit 80-ta dhe në fillimin e viteve 90-ta.
“Krahina e Drenicës sikurse edhe rajone të tjera të Kosovës, në periudha të ndryshme i dhanë historisë tonë kombëtare, personalitete të shquara të mendjes dhe të pushkës….Idrizi gjithsesi i takon brezit të patriotëve që kundërshton ashpër dhe me këmbëngulje zhvillimet e kohës që erdhën në fund të vitit 80-ta dhe në fillimin e viteve 90-ta, Idrizi u angazhua në lëvizjen gjithë popullore të asaj kohe duke u bërë pjesë e LDK-së, idealit për liri e pavarësi i dhanë shtyse e motiv edhe aktivist e patriot të shumtë që në atë kohë për shkaqe të ditura të njohura vepronin dhe punonin ilegalisht në vende të ndryshme të Kosovës por edhe në ilegalen b renda vendit tonë”, u shpreh Bytyqi.
Në emër të familjes, Tahir Rrecaj, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në këtë akademi përkujtimore.
“Në emër të familjes Rrecaj ju falënderoje për këtë pjesëmarrje në këtë akademi përkujtimore, në nderim të familjarëve tonë Idriz Rrecaj, hero Kosovës”, tha Rrecaj.
E krejt në fund të kësaj akademie u shfaq dokumentari i përgatitur nga Nuhi Bytyqi, kushtuar jetës dhe veprës së Idriz Rrecaj, i titulluar ‘Njeriu i madh i Drenicës’.























