Shqipëri - Kosovë, 77 marrëveshje pezull
BKT
Lajme

Shqipëri - Kosovë, 77 marrëveshje pezull

Plot 77 marrëveshje janë nënshkruar mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që prej 2014 kur u konstituua modeli I mbledhjeve të përbashkëta. Sot pas 6 vitesh pjesa më e madhe nuk është zbatuar dhe ekspertët thonë se ka nevojë për rishikim.

"Shikojmë që përmirësime të ndjeshme nuk ka patur në mjaft raste ka problematika në shtim", ka thënë Gjergj Buxhuku, transmeton oranews.

"Ka nevojë për reformim të sistemit procedural të të bërit tregti ndërmjet dy vendeve tona" ka shtuar Alban Zusi.

Për kreun e shoqatës së industrialistëve ushqimorë Alban Zusi barriera më e madhe mes dy vendeve që pengon eksportin e mallrave janë tarifat doganore.

"Tregtia ndërmjet dy vendeve tona do të ndodhë në momentin kur fatura e prerë në Tiranë apo Prishtinë kalon menjëherë pikën e kalimit kufitar pa pasur nevojë për procedura doganore", tha ai.

Ndërsa për kreun e Konfindustrisë që dy vendet të kenë krijimin e një tregu të përbashkët kombëtar duhet të nënshkruhen marrëveshje të reja.

"Për një pjesë është problematik legjislacioni por problematikë më të madhe janë dhe interesat e grupeve të caktuara të politikës dhe bizneset që nuk janë të interesuar për të hapur tregjet", ka thënë Buxhuku. 

Gjatë vizitës në Tiranë u fol për krijimin e një komisioni ndërshtetëror që të zbatohen 77 marrëveshjet e nënshkruara por dhe shtimin e të rejave.


MË SHUME NGA Lajme