06:48 / 13.02.2020
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Promovohet libri "Hamleti, njeriu i hijeve". Për këtë i ftuar është Andrin Kabashi.
Të enjten shënohet “Dita botërore e radios, studentët - dëgjues të rregullt. Për këtë në lidhje të drejtpërdrejt nga Qendra e Studentëve.
Kurse Isak Shabani- U.D Udhëheqës i Departamentit për Zhvillim Strategjik Shëndetësor, do të flas për “Akreditimi i institucioneve shëndetësore”.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























