Qorraj: Epoka e re, gazeta e vetme që botoi planin e Ahtisarit
Mal Qorraj kryeredaktor në `Epoka e re` tha se kjo gazetë ka arritur të mbijetoj për 20 vjet falë seriozitetit dhe profesionalizmit, po ashtu ai tha se kjo gazetë nuk poston lajme për klikime por lajme të vërteta dhe serioze.
"Sfidat më të mëdhaja tash janë gazetaria online, që gazetat tash janë në vivel më ndryshe dhe 'online' ka përfshi më shumë lexues por megjithatë ne si 'Epoka e Re' jemi duke mbijetuar sepse krahas gazetës së verzionit të shtypur e kemi edhe verzionin online, do të thoë po vazhdojmë në këtë rrugtim 20 vjeçar edhe me gazetën online" tha Qorraj.
Qorraj tha se 'Epoka e re' nuk poston lajme për klikime, se janë një gazetë serioze që postojnë lajme të vërteta dhe që lexuesi i merr si të vërteta, jo lajme vetëm për ca klikime. Ai tha se vetë fakti që janë që 20 vjet tregon profesionalizmin dhe seriozitetin e Epokës së Re.
"Në fillim kur kam shkuar në Epokën e re, te Muhamet Mavraj kam parë një njeri shumë serioz dhe që e don profesionin e gazetarisë si dhe gjithmonë ju ka dhënë përparësi të rinjve, i ka lënë të 'notojnë' vetë në gazetari por gjithmonë me mbikqyrjen dhe mbështetjen e tij" tha Qorraj.
Qorraj tha se Epoka e re ishte gazeta e cila botoi pakon e Ahtisarit, e cila ishte refuzuar të botohet nga disa mediume tjera për shkak të situatës brisht politike.























