Ndeshjet më interesante që duhet t’i shikoni sot në Evropë
BKT
Sport

Ndeshjet më interesante që duhet t’i shikoni sot në Evropë

Sot kthehet Premierliga pas një pushimi të shkurtë dimëror, përderisa në fushën e blertë dalin edhe gjigantet e Gjermanisë e Spanjës.

Shumë futbollistë kosovarë do të tentojnë ta shfaqin talentin e tyre me skuadrat.

Bundesliga e sjell një ndeshje më interesante sot, atë mes Werder Bremenit të Milot Rashicës dhe RB Leipzigut, që po garon për titull të kampionit. Ndeshja nis sot në orën 15:30.

Në orën 16:00 do të nisë përballja mes Barcelonës dhe Getafës më La Liga, në 17:30 ajo mes Amiens dhe Paris Saint-Germainit në Ligue 1 dhe në 18:30 Liverpooli e viziton Norwich Cityn në Premierligë, raporton Express.

Ndeshje interesante ka edhe në Superligën turke, ku do të luajë Vedat Muriqi për Fenerbahcen; në Championship të Anglisë, ku do të mundë të luajnë Arijanet Muriçi dhe Atdhe Nuhiu; dhe së fundi në Superligën zvicerane, ku luajnë shumë lojtarë me prejardhje shqiptare.