Nexhmi Rudari kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka mbledhur sot kryesinë, me ç’rast Nexhmi Rudari është zgjedhur kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës.
Sipa gazetësLlapi,com pritet që të dielën në mbërëmje Dega e VV-së në Podujevë të bëjë zyrtarizimin e emrit të tyre për kryetar.
Mbledhja ka filluar rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur një orë. Pak para se të fillojë mbledhja këtij subjekti politik, Rudari ka bërë të ditur se në takimin e sotëm do të shqyrtohen propozimet e mundshme që kanë ardhur edhe prej nëndegëve të terrenit.
Po ashtu, edhe në subjektin tjetër politik, PDK, thonë se të hënën do të bëhet i ditur emri i kandidatit të tyre për kryetar. Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut, në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen me 15 mars 2020.























