12:29 / 16.02.2020
RTK njofton shikuesit për probleme në sistemin kabllor në IPKO
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) njofton të gjithë shikuesit se si pasojë e një prishjeje, ka probleme me transmetim në platformën IPKO në orët e paradites.
Stafi i Radio Televizionit të Kosovës në bashkëpunim me teknikët e IPKO-s janë duke punuar dhe shumë shpejt pritet normalizimi i transmetimit në këtë platformë kabllore.























