Thaçi: Do të kërkoj sërish nga BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizim

Thaçi: Do të kërkoj sërish nga BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizim

Ka filluar takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Është duke u zhvilluar takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë takim, Kosova është duke u përfaqësuar nga presidenti, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka bërë të ditur se në këtë takim edhe një herë do të kërkoj nga Bashkimi Evropian që ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Thaçit:

Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. 

 


MË SHUME NGA Aktuale