22:52 / 16.02.2020
Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka takuar shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Munih, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Kurti thotë se Turqia është një partner i rëndësishëm rajonal.
“Turqia është një investitor i madh në Kosovë dhe një partner rajonal i rëndësishëm”, ka shkruar Kurti rreth takimit.
“Jam i kënaqur që u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë ditës time të fundit në Konferencën në Siguri në Munih” shtoi Kurti në rrjetin social Twitter.























