Grenell:U vërtetua që Amerika është shteti më i madh në botë

Grenell:U vërtetua që Amerika është shteti më i madh në botë

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Ka përfunduar Konferenca e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, ku edhe Kosova ishte pjesëmarrëse.

Për përfundimit të kësaj konference, ambasadori amerikan në Gjermani, i cili është edhe i dërguari special i presidentit, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se në këtë konferencë, ka pasur mjaft takime me krerë të ndryshëm shtetëror.

Por, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Grenell, ka shkruar se u dëshmuar që Amerika është shteti më i madh në botë.

“Sapo përfundova katër ditë me takime ndërkombëtare të pafundme në Konferencën e Sigurisë në Munih dhe pas kësaj kam vetëm një mendim: Amerika është shteti më i madh në botë”, ka shkruar Grenell.

Duhet theksuar në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë për hekurudhat dhe autostradat. 


MË SHUME NGA Aktuale