`Java e filmit shqiptar` në Prishtinë

`Java e filmit shqiptar` në Prishtinë

Me 17 shkurt në kinemanë ABC në kryeqytet do të fillojë "Java e Filmit shqiptar".

Mbrëmjen e parë shfaqet për herë të parë filmi "Skënderbeu", i restauruar dhe i përpunuar në laboratorët e Italisë.

Janë ftuar personalitete publike dhe të kulturës, ndërsa do të vinë edhe kineastë nga Shqipëria. Pas shfaqjes së filmit do të organizohet një koktej debati.

Mbrëmjen e dytë shfaqet filmi "Nëntori i dytë", i regjisorit të famshëm Viktor Gjika dhe "Tomka dhe shokët e tij". Filmi "Nëntori i dytë" është restauruar e përpunuar në SHBA.

Java e filmit shqiptar organizohet nga Kosovafilmi, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Arkivi i Filmit Shqiptar. Për të gjithë adhuruesit e filmit shqiptar, hyrja do të jetë pa bileta.


MË SHUME NGA Kulturë