10:06 / 17.02.2020
AAK, homazhe te shtatorja `Zahir Pajaziti` dhe varri i Ibrahim Rugovës
Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me Daut Haradinaj dhe përfaqësues tjerë të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Haradinaj dhe përfaqësuesit e tjerë të partisë, homazhe kanë bërë edhe pranë varrit të ish presidentit historik, Ibrahim Rugova.
























