12:27 / 17.02.2020
Deputetet e PDK-së vendosin flamurin e UÇK-së në Kuvend
Kuvendi mbajti seancën solemne për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Deputetet Ganimete Musliu dhe Evgjeli Thaçi para fillimit të seancës solemne kanë vendosur flamurin e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës.
Kjo për t’iu kundërpërgjigjur nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila shpërndau një citat të një “analisti” serb i cili, sipas atij citati, thoshte se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”. /EO























