​Haziri propozon të shpallet një ditë zie pas tragjedisë në Gjilan

​Haziri propozon të shpallet një ditë zie pas tragjedisë në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka propozuar nga krerët e shtetit që ta shpallin një ditë zie në nder të familjes pesë anëtarëshe Bllaca, e cila është shuar sot në Gjilan.

Për rastin e rëndë tragjik që ndodhi sot në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri në një konferencë për media, tha se është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan.

Haziri theksoi se sot është shuar një familje e ndershme dhe e respektueshme, për çka kërkoi nga organet e drejtësisë që ta zbardhin deri në fund këtë tragjedi.

Ai shtoi se jo vetëm familja Bllaca dhe lagja Bujana, por i gjithë Gjilani është në ditë zie.

Kryetari Haziri tha se kjo tragjedi është në hetime dhe zbardhja e rastit nga ana organeve të shtetit.

 “Është shuar një familje, shuarja e një familjes është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë çdo kujt. Kjo familje ka qenë e ndershme, e respektueshme, por që jeta dhe problemet që kanë qenë në këtë rast ka shkaktuar këtë tragjedi, e cila mund të për përballohet vetëm me solidaritet dhe zbardhja e rastit deri në fund, çliron nga kjo dhimbje e madhe që është sot Gjilani”, tha Haziri.

Kryetari i Gjilanit tha po ashtu se komuna do të organizojë ceremoninë e varrimit dhe ka propozuar një ditë zie për këtë tragjedi, në ditën e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Bllaca.

 “Komuna do të jetë pranë familjes të mbetur, axhës dhe në bashkëpunim më Bashkësinë Islame dhe komunitetin e Cërnicës, ne do të koordinojmë të gjitha aktivitetet tradicionale dhe ceremoninë. Kam propozuar një ditë zie në nder të familjes Bllaca e cila sot është ndarë nga jeta”, tha ai.

Prokurori i rastit ka njoftuar se rreth orës 13:00, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona - anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje, në këtë rast V.Bllaca (45) zyrtare policore.


MË SHUME NGA Aktuale