Hoti e Bislimi shfaqin mospajtime për paratë e zgjedhjeve në Podujevë
BKT
Lajme

Hoti e Bislimi shfaqin mospajtime për paratë e zgjedhjeve në Podujevë

“Zgjedhjet janë bërë me e zgjedhë kryetarin e komunës jo me i pasuru KQZ-në, është skandaloze kërkesa me e bo 60% mëditje, do të ketë zgjedhje një ditë jo 3 muaj. Parja publike duhet të shfrytëzohet si nikoqirllëk”. 

Kjo deklaratë e ministrit të Financave, Besnik Bislimi, në kontekst të zgjedhjeve në Podujevë, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti. 

“Të kujdesemi si qeveri që asnjëherë të mos japim kualifikime që mund të jenë bindje tona personale, por, që mund të jenë të pabazuara. Ju e keni obligim, duhet të kujdeseni që çdo cent që ndahet për KQZ-në të shpenzohen sipas rregullativës, ju duhet të kujdeseni se si po shpenzohen këto mjete”, ka thënë Hoti. 

Reagimi tjetër i Bsilimit ka qenë se si ministër nuk do të lejojë askënd që të keqpërdor me paranë publike.

“Për aq kohë sa jam unë ministër nuk kam me leju që dikush me e keqpërdorë. Unë nuk e di qysh ka qenë praktika më herët, propozimi im që kërkoj që të votoni është që të alokohen mjetet për mallra dhe shërbime jo për mëditje shtesë”, ka theksuar ai. Image result for avdullah hoti besnik bislimi


MË SHUME NGA Lajme