10:10 / 20.02.2020
Mustafa shpreson që Grenell do të vazhdojë të merret me Kosovën
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Richard Grenell për emërimin si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare.
“Urime Richard Grenell për emërimin nga Presidenti Donald Trump për t’i prirë Inteligjencës Kombëtare.Jam tejet i bindur se ju do të vazhdoni që t’u prini proceseve me rëndësi për Kosovën gjithashtu, përfshirë planin tuaj për zhvillim ekonomik dhe dialogun”, ka thënë Mustafa përmes Twitter.























