Promovohet libri “Obstetrika”, e profesorit Shefqet Lulaj

Promovohet libri “Obstetrika”, e profesorit Shefqet Lulaj

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u mbajt ceremonia e promovimit të librit “Obstetrika”, nga profesori Shefqet Lulaj.

Profesori dhe njëherit autori i librit “Obsterika” Shefqet Lulaj, deklaroi se disa gjëra mund të bëhen vet, pa pritur shumë kohë.

Ai potencoi se libri “Obstetrika” nuk len dilema dhe ka ruajtur thelbin e gjinekologjisë moderne.

“Kemi pritur me muaj e me viti, dhe erdhi koha që të përvishen punën vet. Nuk eci në grup dhe vendosa që vet sepse disa gjëra nuk bëhen me të tjerët. E kam ruajtur thelbin e Obstetrikës moderne. Duhet me ditë shumë e me vepruar pak. Është libër qe nuk len dilema, përfshinë 29 kapituj”, , transmeton E.O.

Profesori Selim Krasniqi, deklaroi se tekste të tilla nuk kemi pasur që nga viti 1999 në kohën e Jugosllavisë.

“Ky libër po promovohet në themelimin e 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës. Tekste të tilla në gjuhën shqipe në këtë nivel nuk kemi pasur. Çdo fjale dhe fjali e shënuar e ka peshën dhe kuptimin e vet”

“Libri është shkruar nga studenti i këtij fakulteti. Pas përzënies në Fakultetin e Mjekësisë ka shkuar nëpër qendrat universitare të Gjermanisë, arsimin e vet profesional e ka vazhduar me nivele tjera”

Profesor Halil Ahmetaj, theksoi se ka qenë e ditur se nga mendja dhe duart e tij nuk mund të pritej diçka tjetër përveç se një prodhim kulmor që i bën nder atij dhe të na bëjë krenar.

Profesori Sejdullah Hoxhaj tha se një tekst i tillë është dashur që moti, por Shefqet pati guximin ta shkruaj e ta publikoj për gjithë studentët.