13:27 / 20.02.2020
Veliu priti në takim ambasadorin Kosnett
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Ky i fundit ka uruar Veliun në postin e ri të ministrit.
E Veliu ka thënë se është kënaqësi takimi me ambasadorin amerikan.
“Është kënaqësi që t’ju kem sot në takim dhe besoj se kemi shumë çështje së bashku për t’i diskutuar së bashku”, ka thënë Veliu.























