15:33 / 20.02.2020
Abazi takon ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Marie Christine Butel.
Në këtë takim, ambasadorja Butel e uroi zëvendëskryeministrin Abazi për marrjen e detyrës. Ajo theksoi mbështetjen e Republikës së Francës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat që preokupojnë të dyja palët.
Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellim të bashkëpunimit me theks të veçantë në ruajtjen e mjedisit, ujërat si dhe investimet në energji alternative.























