Tërmkolli: Kurti ta dëgjojë SHBA-në ose të shkojë në shtëpi
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Melihate Tërmkolli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ta heqë taksën ndaj mallrave serbe siç kërkon SHBA-ja, ose të shkojë në shtëpi.
Tërmkolli është shprehur se kryeministri, Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesa të mëdha historike, ishte kundër.
Postimi i plotë:
Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”. Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post. LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendës/ Kryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë. Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës. Ka mundur të negociojë ndonjë përfitim në këtë rast, por ai vazhdimisht mbetet i “painformuar”. Populli i Kosovës nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi me Amerikën! Kryeministri, Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesa të mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet. Ose të shkojë në shtëpi. Edhe kjo nuk ka alternativë. "Nuk ka rrugë të mesit".
#MT























