Në katër muajt e fundit në Vërmicë janë konfiskuar 3 kilogramë drogë
BKT
Lajme

Në katër muajt e fundit në Vërmicë janë konfiskuar 3 kilogramë drogë

Por, edhe përkundër rasteve të shumta të zbuluara me narkotikë, i pari i policisë kufitare në Vërmicë, thotë se sasia nuk është e lartë krahasuar me vitet paraprake.

Policia kufitare në Vërmicë, ka konfiskuar 3 kilogramë drogë në katër muajt e fundit. Zyrtarët policor thonë se i kanë shtuar kontrollet me qëllim të parandalimit të krimit. Ndërsa falënderojnë doganën dhe qytetarët për bashkëpunimin.

Valbona Musliu

 

 

Planet operative të policisë kufitare në  Vërmicë nuk  kanë të ndalur. Me qëllim të parandalimit të krimit ndërkufitar  e kontrabandës me narkotikë,  policia ka shtuar intensitetin e punës.  Konfiskimi i drogave edhe më tej mbetet prioritet i policëve kufitarë. Arbër Telaku, komandant i kufirit të Vërmicës, thotë se për katër muaj janë zhvilluar katër plane operative, ndërsa  është konfiskuar një sasi e madhe e drogës.

 “Kemi të konfiskuara tre kilogramë narkotikë të llojit marihuanë, dy automjete të falsifikuara, një dokument të veturës false, dhe disa raste të narkotikëve të tjerë duke  përfshirë kokainën dhe lloje të tjera”, thotë  Telaku.

“Jo në sasi të mëdha, por shqetësuese është fakti se  poseduesit apo bartësit e drogave shpesh herë deklarojnë se edhe janë përdorues të narkotikëve dhe thjesht e kanë atë për nevoja të veta”, pohon ai.

Telaku  thotë se e  gjithë puna  po bëhet me ndihmën e zyrtarëve doganorë, ndërsa falënderon edhe qytetarët për bashkëpunim.


MË SHUME NGA Lajme