Më 26 shkurt Edona Reshitaj në recitalin “Zonjat e Kangës”

Më 26 shkurt Edona Reshitaj në recitalin “Zonjat e Kangës”

Këngëtarja e njohur, Edona Reshitaj do të prezantojë Koncert/Recitalin “Zonjat e Kangës” më 26 shkurt, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, prej orës 20:00.

Ky koncert  i dedikohet figurave më të spikatura femërore të muzikës shqipe mbarëshqiptare të cilat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën shqipe.

Përmes këtij koncerti i cili do të shoqërohet me një repertuar të larmishëm të këngëve nga “Zonjat e Kangës”, me përpunime dhe aranzhmane të veçanta, do të gërshetohen me finesë tradicionalja në ritmet e muzikës jazz, duke  gërshetuar me finesë “të vjetrën” me “modernën” dhe duke shkrirë folklorin dhe tradicionalen në ritmet e Jazz-it. Kitara, Kontrabasi, Pijanoja, Bateritë,Trumpeta, Klarineti dhe Saxafoni, do të lundrojnë nëpër ujërat e pastra të melosit tonë. Pjesëmarrës do të jenë muzikantët nga Kosova dhe Shqipëria: Visar Kuci - Kitarë, Nesim Maxhuni - Bateri, Roni Gjura - Kontrabas, Ermal Rodi, Klarinetë/Saksofon Tenor, Fatjon Miftaraj - Piano, Art Lokaj- Kitare elektrike, Dukagjin Muhaxheri- Saksofon, Rajkard Bardhi- Trumpete, derisa mysafirë special janë aktoret e mirënjohura: Ilire Vinca, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Qendresa Kajtazi, Edona Sopaj, Rabije Kryeziu, Kaltrine Zeneli dhe Daniela Markaj.