​Kalou drejt transferimit në SHBA!
BKT
Sport

​Kalou drejt transferimit në SHBA!

Salomon Kalou kërkon të largohet sa më parë nga Hertha Berlin.

Sulmuesi 34-vjeçar i cili luan prej 5 sezonesh në ekipin gjerman e shikon të ardhmen në Major League Soccer ku synon të nënshkruajë edhe kontratën e fundit si futbollist profesionist.

Kalou ka marrë disa oferta dhe u kërkon drejtuesve ta lënë të lire pasi në mars nis dhe sezoni i ri në SHBA por drejtuesit po hezitojnë.

Sulmuesi ka kontratë deri në qershor me Herthan dhe aktivizohet shumë pak ndaj dhe palët po negociojnë për ta mbyllur bashkëpunimin përpara qershorit.