Presidenti Thaçi e dënon sulmin ndaj Avdullah Hotit

Presidenti Thaçi e dënon sulmin ndaj Avdullah Hotit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti ka pohuar se tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike, ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme.

“Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale