Leverkusen vazhdon ngjitjen, kreu i Bundesligës 6 pikë larg

Leverkusen vazhdon ngjitjen, kreu i Bundesligës 6 pikë larg

Bayer Leverkusen ndodhet në një formë shumë pozitive dhe siguroi fitoren e radhës pas asaj kundër Portos në Europa League.

“Aspirinat” mposhtën 2-0 në shtëpi skuadrën e Augsburg dhe kanë arritur M’Gladbach (ka për të zhvilluar një ndeshje më shumë) në vend të katërt.

20-vjeçari Diaby zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të. Sulmuesi francez mori një asist fantastik nga Haverts dhe finalizoi një aksion shumë të bukur të vendasve. Dyfishimi erdhi pas një ore lojë.

Nadiem Amiri mori një top afër mesfushës, kreu një inkursion të bukur dhe nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë. Sukses i rëndësishëm për djemtë e holandezit Bosz dhe diferenca me Bayernin kryesues është vetëm 6 pikë.