Hapet ekspozita që pasqyron vuajtjet e familjarëve të personave të zhdukur

Hapet ekspozita që pasqyron vuajtjet e familjarëve të personave të zhdukur

Është hapur ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën”, me fotografi me autorë Dardan Hotin, Rozafa Kelmendin dhe Fitim Selimin.

Ekspozita përfshinë familjarë të personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dardan Hoti bashkautorë tha se kjo ekspozitë paraqet rrëfimin e 16 personazheve që tregojnë për vuajtjen dhe sakrificën e tyre si familjare në kërkim të më të dashurve të tyre.

Rozafa Hajdari, bashkëautore duke folur për konceptin e ekspozitës tha se fotografitë janë të ndara në 3 pjesë dhe të varura për të treguar pritjen e këtyre familjarëve.

Ajo u shpreh se përmes artit po mundohen të ndërgjegjësojnë shoqërinë për këtë ngjarje të dhimbshme të popullit, në mënyrë që këta persona mos të mbeten në harresë.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, tha se të gjithë mund të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për këtë temë dhe arti përmes fotografisë ka një ndikim të madh në ketë aspekt.

Fotografitë dhe rrëfimet që shfaqen përmes kësaj ekspozite janë një triptik që kanë në fokus një të mbijetuar, nëpërmjet rrëfimit, kujtimeve dhe lidhjeve emocionale të së cilit/cilës, portretizohet edhe personi i pagjetur.

Secila nga fotografitë, e ndarë në tri pjesë, përcjell tri narrativa të personit të fotografuar që lidhen me kujtimet, mungesën dhe jetën e tyre pas humbjes së personit të  tyre të dashur.EO


MË SHUME NGA Kulturë