13 të ndaluar për 24 orë
BKT
Lajme

13 të ndaluar për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre  persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar tre persona për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.


MË SHUME NGA Lajme