Kurti: Integrimi evropian e anëtarësimi në NATO, prioritet i Qeverisë

Kurti: Integrimi evropian e anëtarësimi në NATO, prioritet i Qeverisë

Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO janë prioritet i Qeverisë së Kosovës sa i takon politikës së jashtme.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për fjalë që e ka mbajtur të hënën në Londër. 

"Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës", ka shkruar ai. 

Njoftimi i plotë: 

Sot në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Londër pata rastin të takohem me udhëheqësit e saj dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht sot bëhen tri javë nga votimi në Kuvend i qeverisë sonë, dhe gëzohem që në këtë ditë pata rastin të flas për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjëve tanë sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit etj.

Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht.

Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura - do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta.


MË SHUME NGA Aktuale