20:43 / 25.02.2020
Krasniqi: Sipas VV-së Albin Kurti ka të drejtë të bëjë çkado se është ai
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate konisderon se sipas Lëvizjes Vetëvendosje kur të tjerët bëjnë diçka është keq, kurse nëse të njëjtën e bëjnë ata, atëherë është mirë.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Po del në pah se e vërteta është subjekti që e bartë dhe jo parimi që besohet. Sipas lëvizjes Vetëvendosje çkado që bëhet nëse i bëjnë ata merr një kuptim tjetër. Pra sot Kurti ka të drejtë bëjë çkado që kanë bërë të tjerët dhe ka të drejtë t’i bëjë sepse është Albin Kurti”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, të gjitha që i kanë bërë të tjerët do t'i bëjë Kurti, por do t'i bëjë nën ombrellën e epërsisë morale për të cilën po punohet.























