Lansohet Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike
BKT
Lajme

Lansohet Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike

Sot do të lansohet Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike.

Haxhi Gashi, dekan i Fakultetit Juridik, tha se lansimi i Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike, në UP është shumë me rëndësi për studimet.

“Çdo fillim është i vështirë, por ne kemi arritur të kemi këtë institut. Kemi marrë mbështetje, kemi bordin, edhe nga brenda e jashtë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij financimi do të jetë me kod buxhetor.

Kurse Ardian Latifaj nga UNDP, e cila do të mbështes këtë ide, tha se do të ketë mbështetje për aktivitete të tilla. “Ne do të promovojmë këtë partneritet dhe do të mbështesim çdo hap”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij në këtë institut do të ketë angazhim të studentëve.


MË SHUME NGA Lajme