Veseli: Kosova në krye me Kurtin mund të rrezikohet seriozisht
BKT
Lajme

Veseli: Kosova në krye me Kurtin mund të rrezikohet seriozisht

Lideri i PKD-së, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova në krye me Albin Kurtin mund të rrezikohet seriozisht

Ai ka komentuar vendimin e kryeministrit Kurti për ta hequr pjesërisht taksën ndaj Serbisë. 

"E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues", ka shkruar Veseli. 
Postimi i plotë: 

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar.

Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.


MË SHUME NGA Lajme