Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Nazmi Hasanramaj, kryetar i klubit alpinist "Prishtina", i cili do të na njoftojë për gjithëpërfshirjen sociale e të rinjve përmes aktiviteteve në natyrë.

Po ashtu mysafir do të jetë Ilir Abdullahu, kryeshef  Ekzekutiv i Ujësjellësit ”Prishtina”, i cili do të flasë për ujin e pijshëm, sigurinë e ujit dhe furnizimin me ujë.

Ndërsa në një lidhje direkte do të njoftohemi për derbin FC Prishtina-Ballkani.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme