Diskutohet për fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit të BE-së
BKT
Lajme

Diskutohet për fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit të BE-së

Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë sot në hapësirat EUROPE HOUSE.

Instrumenti kryesor financiar përmes të cilit Bashkimi Evropian mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit është Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA). 
 
Në periudhën 2014-2020, BE ka ndarë €602 milion për Kosovën. Po ashtu, Kosova ka pas qasje në fondet rajonale të BE-së, në shumë prej 3 miliardë euro. Nga viti i ardhshëm do të fillon zbatimi i instrumentit të ri financiar, apo IPA III 2021-2027.
 
Fjalën kyçe të tryezës do të kanë z. Blerim Reka, Ministër i Integrimit Evropian, dhe z. Luigi Brusa, Shef i Sektorit të Bashkëpunimi, Zyra e BE-së në Kosovë. Prezantimi i studimit “Udhërrëfyesi për IPA III: mësimet, risitë dhe hapat e ardhshëm” do të bëhet nga z. Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv, Instituti EPIK.
 
 


MË SHUME NGA Lajme