Dokumentar “ Memorie” Gruaja e Okarinave
BKT
Kulturë

Dokumentar “ Memorie” Gruaja e Okarinave

Mbrëmë u trasmetua emisioni dokumentar “ Memorie “ në Radio Televizionin e Kosovës. Kësaj radhe personazhi kryesor ishte arsimtarja dhe kompozitorja e njohur e vendit tonë Pranvera Badivuku.

Ajo rrëfen jetën dhe veprën e saj, fëmijëria e saj ishte ndryshe, ajo jetoj per 20 vite bashkë me motrën dhe nënën pa prezencën e babait Shaban Basha, i cili ishte për njëzet vite i burgosur politik pasiqë ishte luftëtar i Spanjës. Po ashtu në dokumentar ishte përfshirë edhe një biografi për bashkëshortin e Pranverës, intelektualin e vendit tonë Hysen Badivuku. Një dokumentar dinamik me Pranverën arsimtare, kompozitore, kolege, dhe mike të pazëvendësueshme.

Me dashuri dhe respekt të veçantë flasin ish kolegët dhe ish nxënësit për këtë figurë te spikatur të vendit tonë. Hitet e saja si “E kujtoj at takim” , “Eja, eja e bardha verë” , “ Vallja popullore” e shumë të tjera, janë vepra artistike që kanë lënë gjurmë tek secili prej nesh brez pas brezi.

Emisioni Dokumentar i realizuar nga gazetarja Teuta Perlaska-Quni, i punuar në detaje nga mjeshtri i montazhes Luan Sefedini u prezentua me shumë emocione e nostalgji para shikuesit te Radio Televizionit Kosovës dhe u mirëprit nga dashamirësit e artit dhe të së bukurës. Për të gjitha këto perla të muzikës asaj i janë falenderues jo vëtem ata që e njohin por i gjithë populli i Kosovës. Faleminderit Pranverë që solle pranverë në artin muzikor, dhe përmes artit tënd arrite thellë ne zemrën e secilës familje shqiptare.

 


MË SHUME NGA Kulturë